Çmimet & Plani
Sa kushton FutureERP?
Çmimi varet nga numri i moduleve dhe përdoruesve. Shikoni
faqen tonë të çmimeve ose rezervoni një takim falas dhe do t'ju ofrojmë një çmim sipas nevojave tuaja specifike.
A ka kontratë afatgjatë?
Jo. FutureERP funksionon me abonim mujor pa kontratë. Mund ta anuloni në çdo kohë nga paneli juaj — pa gjoba dhe pa pyetje.
A ka periudhë prove falas?
Po! Ofrojmë 14 ditë provë falas me akses të plotë në të gjitha modulet. Nuk kërkohet kartë krediti.
Filloni provën këtu →
Instalimi & Konfigurimi
Sa kohë merr instalimi?
Platforma cloud aktivizohet automatikisht brenda 5 minutave pas regjistrimit. Ekipi ynë ju ndihmon me konfigurimin fillestar falas — zakonisht 1-2 orë sesion onboarding.
A mund ta instaloj on-premise (server i imi)?
Po. Ofrojmë edhe opsionin on-premise për bizneset me kërkesa specifike sigurie ose ligjore. Kontaktoni ekipin tonë për kushtet dhe procesin e instalimit.
Çfarë pajisje mbështet FutureERP?
FutureERP funksionon si web app — nga çdo shfletues modern në PC, laptop, tablet dhe smartphone. Nuk ka nevojë për instalim aplikacioni (veç POS mobile që ka app dedikuar).
Migrimi i të Dhënave
A mund t'i importoj të dhënat nga Excel ose sistemi im i vjetër?
Po. Mbështesim import nga Excel/CSV, si dhe konektorë direktë me sistemet më të zakonshme shqiptare. Ekipi ynë ofron migrim falas të të dhënave si pjesë e onboarding-ut.
A humbasin të dhënat nëse anuloj abonimin?
Jo. Ju keni 30 ditë pas anulimit për të eksportuar të gjitha të dhënat tuaja në formatin Excel/CSV. Të dhënat nuk fshihen menjëherë — siguria juaj është prioritet ynë.
Modulet & Funksionet
Sa module ka FutureERP?
FutureERP ka 55+ module të gatshme: POS, Magazinë, E-Commerce Sync, Faturim elektronik, HR & Paga, Prodhim, Kontabilitet, CRM, Raporte AI dhe shumë të tjera. Mund të aktivizoni vetëm ato që ju nevojiten.
A e integruar me faturën elektronike Shqiptare (Fiskalizimi)?
Po. Nëpërmjet kompanive të ndryshme të cilat janë të licencuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, FutureERP gjeneron dhe dërgon automatikisht fatura elektronike në çdo transaksion.
A funksionon POS offline (pa internet)?
Jo. Për shkak të kërkesave të fiskalizimit elektronik, POS kërkon lidhje interneti për të regjistruar transaksionet në kohë reale te Drejtoria e Tatimeve.
Suporti Teknik
Si mund të marr ndihmë teknike?
Suporti teknik është i disponueshëm 24 orë nëpërmjet AI Agent-it tonë inteligjent, si dhe me skuadrën tonë të suportit nëpërmjet chat live, WhatsApp, email dhe telefon gjatë orarit të punës.
A ofrohet trajnim për stafin tim?
Po. Çdo plan përfshin sesion onboarding dhe akses në bibliotekën e tutorialeve video. Për enterprise, ofrojmë trajnim live me trainer dedikuar.