Hyrje me dy faktorë
Kod me email ose me Google Authenticator, opsional për çdo përdorues. Pa kodin, fjalëkalimi vetëm nuk mjafton.
Çdo klient punon në serverin e vet të dedikuar. FutureERP zhvillohet që nga viti 2022 me sigurinë si pjesë të vetë aplikacionit: kush hyn, çfarë mund të bëjë, çfarë regjistrohet dhe si ruhen të dhënat.
Çdo klient i FutureERP ka serverin dhe databazën e vet. Faturat, klientët, stoku dhe pagat e biznesit tuaj nuk ruhen kurrë bashkë me ato të bizneseve të tjera.
Disa shtresa kontrolli para se dikush të shohë qoftë edhe një faturë.
Kod me email ose me Google Authenticator, opsional për çdo përdorues. Pa kodin, fjalëkalimi vetëm nuk mjafton.
Për çdo përdorues mund të përcaktoni nga cilat adresa IP lejohet hyrja, p.sh. vetëm nga zyra.
Pas disa përpjekjeve të gabuara, hyrja bllokohet përkohësisht. Kështu nuk mund të provohen fjalëkalime pa fund.
Sistemi mban shënim pajisjet, shfletuesit dhe hyrjet e fundit të çdo përdoruesi.
Kur largoheni nga kompjuteri, ekrani kyçet dhe hapet vetëm me fjalëkalimin tuaj.
Kamarierët dhe arkëtarët hyjnë në POS me PIN personal, që ruhet i enkriptuar dhe jo si tekst.
Çdo përdorues sheh dhe bën vetëm atë që i lejoni. Lejet ndahen për çdo funksion të sistemit:
Kush hyri, çfarë krijoi, shikoi, printoi ose dërgoi me email, kur ndryshoi statusin e një dokumenti dhe kur regjistroi një pagesë.
Çdo skedar që ngarkohet kontrollohet për llojin dhe përmbajtjen. Skedarët e ekzekutueshëm bllokohen, dhe dokumentet shkarkohen pa u hapur në shfletues.
Databaza ruhet automatikisht sipas orarit të përcaktuar në cilësime. Frekuenca dhe ruajtja jashtë serverit caktohen gjatë implementimit.
Mbrojtje nga kërkesat e falsifikuara (CSRF) dhe cookie që nuk lexohen nga skriptet e faqes.
Po. Çdo përdorues mund të aktivizojë hyrjen me dy faktorë, me kod që vjen me email ose me aplikacionin Google Authenticator. Është opsionale dhe aktivizohet nga profili i përdoruesit.
Vetëm përdoruesit që ju krijoni, me rolet dhe lejet që u jepni. Lejet përcaktohen për çdo funksion veç e veç: shikim, krijim, ndryshim dhe fshirje.
Po. Hyrjet, krijimet, shikimet, printimet, dërgimet me email, ndryshimet e statusit dhe pagesat regjistrohen në regjistrin e aktivitetit. Të dhënat personale maskohen dhe fjalëkalimet nuk regjistrohen kurrë.
Keni 30 ditë pas anulimit për t'i eksportuar të gjitha të dhënat në Excel/CSV. Të dhënat nuk fshihen menjëherë.