Përditësuar së fundmi: 1 Janar 2026
1. Kush jemi ne
FutureBlock Shpk ("FutureERP", "ne", "kompania jonë") është personi juridik përgjegjës për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale të mbledhura nëpërmjet platformës FutureERP dhe faqes future.al.
Adresa: Tiranë, Shqipëri | Email: privacy@future.al
2. Çfarë të dhënash mbledhim
Mbledhim vetëm të dhënat që ju jepni vetë ose që gjenerohen automatikisht gjatë përdorimit të platformës:
- Të dhëna identifikimi: emri, mbiemri, adresa email, numri i telefonit
- Të dhëna biznesi: emri i kompanisë, NIPT-i, adresa e biznesit
- Të dhëna transaksionale: fatura, porosi, lëvizje stoku (të dhëna operacionale)
- Të dhëna teknike: adresa IP, lloji i shfletuesit, koha e hyrjes (log-et e sistemit)
- Cookies: vetëm cookies funcionale dhe ato të performancës (pa cookie reklamuese)
3. Si i përdorim të dhënat
Të dhënat tuaja përdoren ekskluzivisht për:
- Ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve të FutureERP
- Autentifikimin dhe sigurinë e llogarisë suaj
- Suportin teknik dhe zgjidhjen e problemeve
- Komunikimin rreth përditësimeve dhe ndryshimeve të shërbimit
- Detyrimeve ligjore dhe fiskale (e-fatura, raportimi tek DPT)
Ne nuk shesim, nuk dhëpëpasim dhe nuk ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta për qëllime marketingu.
4. Baza ligjore e përpunimit (GDPR & Ligji Shqiptar)
Përpunojmë të dhëna personale bazuar në:
- Kontratën: të dhënat e nevojshme për ofrimin e shërbimit sipas kontratës
- Detyrimin ligjor: të dhënat fiskale dhe tatimore sipas legjislacionit shqiptar
- Interesin legjitim: siguria e platformës dhe parandalimi i abuzimeve
- Pëlqimin: komunikimet marketing (mund ta tërhiqni në çdo kohë)
5. Ruajtja dhe siguria e të dhënave
Zbatojmë masa teknike dhe organizative të përshtatura me shërbimin dhe konfigurimin përkatës. Këto mund të përfshijnë:
- Kontrolle të aksesit bazuar në role (RBAC)
- Politika backup-i dhe rikuperimi sipas shërbimit të kontraktuar
- Monitorim dhe trajtim të ngjarjeve sipas procedurave operative
- Regjistrim aktivitetesh në fushat ku sistemi e mbështet
Të dhënat ruhen për kohën e nevojshme për qëllimin e përpunimit, marrëdhënien kontraktore dhe detyrimet ligjore të zbatueshme. Afatet specifike sqarohen në dokumentacionin kontraktor.
6. Të drejtat tuaja
Sipas GDPR dhe Ligjit nr. 9887/2008 (i ndryshuar), keni të drejtë të:
- Aksesoni të dhënat tuaja personale
- Korrigjoni të dhëna të pasakta
- Fshini të dhënat (e drejta e fshirjes / "të harrohurit")
- Kufizoni ose kundërshtoni përpunimin
- Portabilitetit të të dhënave — merrni kopje në format të lexueshëm
- Ankesës te Komisioneri për të Drejtën e Informimit (KDID)
Për të ushtruar çdo të drejtë: privacy@future.al
7. Cookies
Përdorim vetëm cookies funcionale (sesioni, preferencat) dhe cookies performance (analitika anonime). Nuk vendosim cookies reklamuese ose gjurmimi të palëve të treta pa pëlqimin tuaj eksplicit.
8. Ndryshime në këtë politikë
Ndryshimet në politikën e privatësisë njoftohen nëpërmjet email-it dhe shfaqen në krye të kësaj faqeje me datën e përditësimit. Përdorimi i vazhdueshëm i platformës pas njoftimit konsiderohet si pranim.
9. Kontakti
Për çdo pyetje rreth privatësisë: privacy@future.al ose faqja jonë e kontaktit.