SIGURIA DHE TË DHËNAT

Të dhënat e biznesit tuaj, të mbrojtura në çdo hap.

Çdo klient punon në serverin e vet të dedikuar. FutureERP zhvillohet që nga viti 2022 me sigurinë si pjesë të vetë aplikacionit: kush hyn, çfarë mund të bëjë, çfarë regjistrohet dhe si ruhen të dhënat.

SERVER I DEDIKUAR

Të dhënat tuaja nuk ndahen me askënd

Çdo klient i FutureERP ka serverin dhe databazën e vet. Faturat, klientët, stoku dhe pagat e biznesit tuaj nuk ruhen kurrë bashkë me ato të bizneseve të tjera.

  • Databazë e veçantë vetëm për biznesin tuaj
  • Asnjë ndarje burimesh ose të dhënash me klientë të tjerë
  • Përditësimet dhe backup-et bëhen për serverin tuaj veç e veç
  • Mundësi instalimi edhe në serverin tuaj (on-premise)
KUSH HYN NË SISTEM

Hyrje e mbrojtur, jo vetëm me fjalëkalim

Disa shtresa kontrolli para se dikush të shohë qoftë edhe një faturë.

01

Hyrje me dy faktorë

Kod me email ose me Google Authenticator, opsional për çdo përdorues. Pa kodin, fjalëkalimi vetëm nuk mjafton.

02

Kufizim sipas IP-së

Për çdo përdorues mund të përcaktoni nga cilat adresa IP lejohet hyrja, p.sh. vetëm nga zyra.

03

Kufizim i përpjekjeve

Pas disa përpjekjeve të gabuara, hyrja bllokohet përkohësisht. Kështu nuk mund të provohen fjalëkalime pa fund.

04

Pajisjet dhe sesionet

Sistemi mban shënim pajisjet, shfletuesit dhe hyrjet e fundit të çdo përdoruesi.

05

Ekran kyçjeje

Kur largoheni nga kompjuteri, ekrani kyçet dhe hapet vetëm me fjalëkalimin tuaj.

06

PIN i mbrojtur për arkën

Kamarierët dhe arkëtarët hyjnë në POS me PIN personal, që ruhet i enkriptuar dhe jo si tekst.

KUSH ÇFARË MUND TË BËJË

Role dhe leje për çdo veprim

Çdo përdorues sheh dhe bën vetëm atë që i lejoni. Lejet ndahen për çdo funksion të sistemit:

  • Shikim, krijim, ndryshim dhe fshirje: secila leje veç e veç
  • Role sipas strukturës suaj: çdo rol merr vetëm lejet që i duhen
  • Aplikacionet celulare dhe pajisjet lidhen me token të veçantë, të lidhur me pajisjen
  • Kërkesat nga faqe të tjera interneti pranohen vetëm nga domenet e autorizuara
GJURMUESHMËRIA

Regjistri i aktivitetit

Kush hyri, çfarë krijoi, shikoi, printoi ose dërgoi me email, kur ndryshoi statusin e një dokumenti dhe kur regjistroi një pagesë.

  • Email-et, telefonat dhe NIPT-et maskohen në regjistër
  • Fjalëkalimet, çelësat sekretë, numrat e kartave dhe IBAN-et nuk regjistrohen kurrë
  • Aksesi në regjistër kontrollohet me leje të veçanta
TË DHËNAT DHE SKEDARËT

Mbrojtje edhe pas hyrjes

Skedarë të kontrolluar

Çdo skedar që ngarkohet kontrollohet për llojin dhe përmbajtjen. Skedarët e ekzekutueshëm bllokohen, dhe dokumentet shkarkohen pa u hapur në shfletues.

Backup i planifikuar

Databaza ruhet automatikisht sipas orarit të përcaktuar në cilësime. Frekuenca dhe ruajtja jashtë serverit caktohen gjatë implementimit.

Sesione të sigurta

Mbrojtje nga kërkesat e falsifikuara (CSRF) dhe cookie që nuk lexohen nga skriptet e faqes.

PYETJE TË SHPESHTA

Siguria në praktikë

A mund ta mbroj llogarinë me hyrje me dy faktorë?

Po. Çdo përdorues mund të aktivizojë hyrjen me dy faktorë, me kod që vjen me email ose me aplikacionin Google Authenticator. Është opsionale dhe aktivizohet nga profili i përdoruesit.

Kush i sheh të dhënat e biznesit tim?

Vetëm përdoruesit që ju krijoni, me rolet dhe lejet që u jepni. Lejet përcaktohen për çdo funksion veç e veç: shikim, krijim, ndryshim dhe fshirje.

A regjistrohet kush çfarë ka bërë në sistem?

Po. Hyrjet, krijimet, shikimet, printimet, dërgimet me email, ndryshimet e statusit dhe pagesat regjistrohen në regjistrin e aktivitetit. Të dhënat personale maskohen dhe fjalëkalimet nuk regjistrohen kurrë.

Çfarë ndodh me të dhënat nëse anuloj abonimin?

Keni 30 ditë pas anulimit për t'i eksportuar të gjitha të dhënat në Excel/CSV. Të dhënat nuk fshihen menjëherë.

VLERËSIM TEKNIK

Ekipi juaj IT ka pyetje? I përgjigjemi direkt.

Na kontaktoni